Skip to main content

Posts

Featured Post

Pranverë në shpirtin tim

Sa çelëm mbi tokë, të lënduar nga botë të kaluara me një himn shprese u ngritëm: kësaj rradhe do të jemi më të mirë. sa çelëm, u ngritëm e bukur si lule e kaltër nën diell irisi i një perandorie të rënë simboli i Ilirisë një shenjë për t'a përkujtuar veten kur u ngritëm, pamë që edhe kësaj rradhe bota ish' mpleksje vullkanesh të pabindura dhe detrash që tubojnë lotët e njerëzve të drejtë. kur pamë, kuptuam që kemi çelë në një vend nën diellin zbukurues t'a takojmë mashtrimin tonë që jemi & s'jemi njëherësh më pak se çka i kemi thënë vetes & më shumë se çka na thotë çdo ditë universi (që s'e dëgjojmë)... kur kuptojmë, ngjitemi në botën syçelë përherë me pranverë në shpirt përherë të gatshëm për t'ia nisë prej fillimit sepse ky udhëtim ia vlenë mëngjeset - kafet me miq, njohjen e dashurisë & lojën e përditshme të "vdis a jeto"... ku "jeto" fiton çdo ditë përpos njërës...

Latest Posts

Ora e kangës së mirë

“Leave this play, you have played enough”

Shkolla e Pandemise dhe Mesimet Psikologjike

Replika e Izolimit

Give only Love

E Njejta

Andrra e mistikut

Zemra e Alemanisë

Do t'i mbrrijmë të gjitha

Audiopoezi