Po të mos kisha lindë, e vdekë



Po të mos kisha lindë 
me disa ide,
s’m’ish dashtë me humb kokën në ndjekje të fakteve 
që më thonë “po”,
as dëshpërimin s’do ta kisha njoftë,
kur gjejë veç pluhur mbi mobiliet e shtëpisë.


Po t’mos kisha lindë,
disa ide do t’kishin mbetë në ajr

bari i verës do ta humbiste ngjyrën
parase dikush të thoshte: “hej, shkunde atë flutur!”...


Po të mos vdisja,
jeta kish’ qenë veç nji sens humori i dobët.

E po të mos jetonin idetë,
pak rëndësi do t’kishte pasë –
a jam unë këtu,
apo ti...

Comments

Popular Posts