Jam i dashuruar në mendimin tënd



Pat' çelë një lule atë ditë

si me pas çelë e fundit

në mesin e krejt luleve që kishin çelë të parat...



Edhe një erë e lehtë

kishte ardh me e tha shiun

që ti e doje

e që sot na e pengonte ecjen,

ecjen tonë të fundit për këtë ditë.



Ti kishe pas vesh' një këmishë me lara

vetëm për mua

që unë të qeshja me të,

që unë të qeshja me ty,

e ti vetëm rrije e kënaqeshe me qeshjen time

deri aty ku harroheshim në të...



E dikur, shiu u tha nga era

e ishim fare afër lules që menduam t'ketë çelë e fundit,

kur unë nisa tët pres të ndaleshe së qeshuri

ti veç më kishe pas thënë, para se unë të dëgjoja mirë,

"jam i dashuruar në mendimin tënd"



atëherë s'thashë gjë,

vetëm tash gjeta kohë të shkruaj një varg

për ta ngjallë dashurinë tënde.

Comments

Popular Posts