Pak dritë
Herët, ra nata
si notë e fundit e nji kënge malli
zbrazë tinguj t’ngrohtë, mbi zemrat e atyre që presin
e në veshët e të fjeturve, bie pa bërë zë…
Herët, erdh’ kjo natë,
pas vetës mbylli derën e ditës nga ngutia
në fytyrë iu dha vetja e pajetuar
vetëm mes grimcash e përmbushur…
e netët s’vonojnë, vijnë…
solemnisht pezullojnë çdo gjë veç frymës
zhurmat ndalen,
veç nji mendim në kokë qëndron pezull -
du’ të shoh pak dritë…
Comments
Post a Comment