I Dukshëm,
po aq sa yjet në qiell
aq sa yjet ndër yje sa ylli, brenda nesh.
I Pranishëm,
njësoj si jeta në ne
njësoj si ne në njëri-tjetrin
A mund ta kalojmë, vallë,
një Zahir pa e parë?-
derisa prania dhe dukshmëria
e tij qartësohen në vargjet e syve?
Zahir, pushtues i mendjes sime të ngritur
frenues i monotonisë sime,
zbulues imi.
Ty të shoh dhe s'njoh kënd tjetër
Ty të ndjej dhe gjithë të tjerët s'janë
e megjithatë, ti zbulon gjithësinë në mua.
Si përshkim hyjnor, që s'di se ç'është
e e pranoj,
Si dallgë deti që s'i duroj
Si përndritje e lehtë e parë në mua
vjen ti, Zahir, dhe me zbulon atë që dua.
Zahir s'është emër,
është kuptim.
E kuptimi i tij,
Comments
Post a Comment