Zer0



Ishim të vdekur para ca kohësh
që s’i mbajmë mend
të strukur në folenë e asgjëje
të mjerë ishim,
na njihnin për zero
e zeron s’e njihnim

Në të ardhur të zgjimit
të humbur ishim
e të humbur mbetëm edhe pas një zgjimi të vonë,
sa larg është zeroja
nga numrat
s’e ditëm
se’ zero ishte vetëm një jehonë e zbrazët
rrumbullake
e pashquar.

Në të aguar të ditës së mbramë
i thamë lamtumirë hutimit
kur kuptuam që të vdekur kishim pas qenë gjithmonë,
të jesh zero
është pikënisje që s’ndryshon,
sa e lehtë kish pas qenë
ta njihnim vetveten
prej fillimi.




Comments

Post a Comment

Popular Posts