Andrrat



Bijnë si të përvujatura
nga mundimi i natës
Zhvishen nga izolimi
i fundmendjes
Çkado që të ketë pasur brenda
nuk ishte aq e fuqishme sa për të dal jashtë
ndryshe nga andrra që pe…
Asnjë gjeth’ i rënë
s’mund të kthehet përsëri ku ishte
Asnjë ëndërr
s’mund të kthehet në mosqenie
megjithëse mund të mos kujtohet,
Andrro’ njeri
se ke mbetur vet.



Comments

  1. Jam i impresionuar me poezitë që lexova. Çdonjëra lishet me një "mesazh" domethënës. Nuk dij a keni shkruar edhe të tjera poezi vetëm dij se do të ishte dëm nëse nuk jepeni akoma më shum shkrimit...

    ReplyDelete
  2. Falemnderit per komentin.

    Nuk jane te vetmet poezi, por jane keto qe kam dashte me i "nda". E, nuk po kam mundesi me u "nda" prej shkrimit, me gjithe deshiren.
    Gezohem qe keni gjet' dicka ne to :)

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular Posts