Veç shiu



Shiu, e ka bërë krejt shi
këtë qytet të pasluftës…
e me pikat po bjen çdo varg i vuj’tjes
çdo zhgënjim që s’përfshihet në imagjinatën njerëzore…
Pastaj, asgjë të re s’sheh, s’dëgjon
në pika të rëna përvjet, të lagura, të lodhura…

N’këtë qytet të pasluftës veç shiu ndihet
tek bjen bashkë me këtë varg,  bashkë me vuj’tjen,
as zhgjënjimet s’mbesin pa u lag’…

Krejt të lagur, ‘veç dritave t’qytetit
që po i qëndrojnë k’tij shiu thatë
edhe syve të mi
që sonte s’duan t’mbyllen para territ t’natës…


Comments

Popular Posts