“e pastër, si bora e së shtunes”



Nise, atë ceremoni të shkarkuar së vonmi
nga ndjesia e të qenurit e lirë, në mes burgjesh…
“e pastër, si bora e së shtunes”
do të duhej të ndihesha sonte…

Ku të shkoj, tek bie ajo lehtësisht
mes vargjesh e fjalëve të harruara në tymin e të harruarve,
e brishtë, për sytë e vrazhdë
e si zakonisht, e bardhë…ajo… e unë…
por, aspak e trishtë.

Qysh ta mbajë, atë që është e lehtë për supet e rënduara
këtë të shtune, kur e pashë të ishte veçanërisht e vetes
e veçanërisht e imja, borë e bardhë…
Veç, ndoshta, fjolla e fundit më solli te ti
për të dëgjuar, a për të qenë veçanërisht e jotja
një ditë pas së shtunes,
kur i paharruar u bë tingëllimi i nisjes s’këtij ritmi nga të shqiptuarit tënd:
më ngjanë “e pastër, si bora e së shtunes”…

Comments

Popular Posts