“you look wonderful tonight”





Shumëherë, fjalitë e mia nisin si në jerm’
si fluska në ajër, që ndoshta shajnë, ndoshta qeshin
kur dalin sikur ndoshta - dielli ua zgjon gjumin në fraksione sekondash,
ku as unë as ato s’dijnë se nga vijnë,

e veç thuhemi, siç duhemi, në jermi…

Nganjëherë, fjalitë e mia kryhen pa takt,
kur për një kohë të gjatë s’takohem’ me veten,
më zihet fryma, nga kotësia e përpjekjeve…

as me veten, as me ty, s’më rrihet, nganjëherë…

E s’e kuptoj, se si, shpeshherë, e gjej veten tek më pëlqejnë fjalitë e tua
mëgjithëse e di mirë që po flet përqart edhe ti,
krejt çka thua më bëhet këngë
edhe një buzëqeshje vjen e m’ngjitet
pa qenë e thënë të jetë me vend,

ky është vallëzimi im me këngën tënde,
në çastet kur jetojmë në dimensione t'tjera
pa e vërejtë…


Comments

Popular Posts