Një mbrëmje si kjo



Ka vite që e pres të më vijë
një mbrëmje e flladshme si kjo,
nëpër mahallë shoh fëmijët e bërë t’mdhenj
e dikur i kisha lënë para dyerve të përlyer
gratë e bukura i gjeta plaka me buzëqeshje të trishtë
e burrat, dikur të m’rrolur krenarisht, sot pleq këndshmërisht të butë

Sonte është një prej atyre netëve
që ka vite që pres të më vijë,
yjet nxitojnë të ndriçojnë
Hëna bëhet misterioze e s’paraqitet hiç,
e veç një fllad i lehtë e i ngrohtë
luan me mua, i vetpushtetshëm, hijerëndë…

Mes vitesh u takuam sonte
ky fllad, yjet dhe unë
k’të rast të volitshëm kemi gjet’ të rrëfehemi
kjo është një prezencë që do t’na mungojë
e ne tashmë e dijmë që krejt jeta është flladi që na mbërthen për një çast,
sonte le të shtrëngohemi fort.

Comments

Popular Posts