Andërr



Të dy rrijmë symbyllur
pranë të vërtetave të njëri-tjetrit,
në gjoksin e natës rreh' një dëshirë e brishtë
për të aguar edhe një mëngjes,

në mua bijnë flokët e tjetërkujt
si vargjet e një poezie të shthurur
që s'dihet drejt çkaje e shtyejnë njeriun
mes netëve të rënda kur shqisa të tjera zgjohen
e të pamurit flen ëmbël...

të dytë kemi fjetur gjatë
nuk ditëm ku t'i lëmë sytë e njerëzve që pamë
as përshtypjet që s'gënjejnë
afërsinë,
afërsinë e një t'vërtete që s'do fjalë
veç rrnon në gjoksin e natës si një dëshirë e brishtë
për të aguar edhe një mëngjes
për të provuar edhe një zgjim...

Në andërr rrijmë,
në andërr rrijmë...

Comments

Popular Posts