K’shtu…



…k’shtu është shiu,
me të e ndjejmë veten ndryshe pas secilës pikë
thuj’se dikush po e shkruan mbi ne nga një varg
një varg ose dy,
një, për ata që përqeshin gjërat e vogla në këtë botë të madhe
edhe një, për ata që qeshen me gjërat e mëdha të kësaj bote të vogël…

…k’shtu është ai,
në të ramen e tij ka një qëndrim ftues
diçka që thotë - bëhu si unë -
i dashur në të gjitha stinët…
edhe kur e ndjejmë veten ndryshe pas secilës ditë me shi
s’ka rëndësi
a s’është edhe jeta, si çdo lojë që zbulohet
e pashije në provën e dytë?…

…k’shtu është, kur
në një pikë,
edhe ne vet
ë paskemi qenë ndryshe...

kur edhe vetë, jemi një lojë
që s’luhet dy here…


Comments

Post a Comment

Popular Posts