Nganjiherë them



Nganjiherë them,
pse t’mos ketë dimër më shpesh
të jemi më afër ditëve që falin bardhësi
më tepër të kushtëzuar t’mblidhemi nëpër zjarre
më tepër të brishtë.

Nganjiherë flas,
me përsëritje për fjollat,
për ditët e bardha, me nostalgji.
Pse të mos jetë secila ditë
them,
nji dimër i hershëm për ne.

Comments

Popular Posts