Isha nisur për te macja e Stambollit


Nji natë arabe iku
të takohet me fusha të blerta
kishte dëgjuar për përallat matanë Atlantikut…

Sa të bukura janë netët e bardha
si vijat e dukshme të buzëqeshjes tënde
që m'çojnë në mall të parakohshëm
kur tek ecim mendoj, ‘qysh t'a përballoj vdekjen, masi të kam pa ty’,
pastaj e kthejë komentin tënd për motin e nxehtë të verës, “po, ndoshta po flladitet…”

Mbi krahun tënd m’i thanë flokët era e Jonit
prej Atlanikut i kthehem netëve Arabe
aty ku shoh shpirtin tënd hënor të merr formë njeriu
e në timin t'e ndezë nji llampë, sa  më të vjetër se unë... 


këtë bozë poezie po e pijmë bashkë,
se më e bukura e netëve të bardha është t’a lejojmë veten
të shndrrohemi në nji varg,
t’a ndjejmë përpikë
atë që “ka qenë e shkruar”, në poezinë tonë,
ku pa  frikë dhe mrekullisht duhemi në këtë mënyrë të brishtë.







Comments

Popular Posts