Do t'i mbrrijmë të gjitha


Çfarë kohë e çuditshme…
Hanë e re, në stinë të vjetra
Violinistët flejnë, rokerët zgjohen
kapin të njejtat melodi të pavdekshme -
rakie dhe shprese të përhumbur.

Sa shumë e kemi dashtë nji ditë

kur “do t’i mbrrijmë të gjitha”
e do të flejmë kaq të lumtur
që jemi të lirë.
Sa shumë vonojmë “ti mbrrijmë të gjitha”
nëpër trenat e hekurudhave  që kujtojnë luftën
“lokomotiva” në fakt, është  fjala e duhur,
qe ngritë ehon e kujtimit pafjalë
si puna e poezisë, që nxitë djajtë e bukur pa i thirrë në emër.

Çfarë kohe e çuditshme
e Hanës së re, në stinë të vjetra
A e di dikush sa njerëz para meje e paskan thanë?
që nji ditë do t’i mbrrijmë të gjitha –
E mua më duket që tashmë kemi mbrri aty ku është dashtë
ku kemi nji Hanë dhe flasim për stinë  të vjetra…
e ndërsa flasim harrojmë të duam,
dhe vetëm dëshirojmë

“t’i mbrrijmë të gjitha”…

Comments

Popular Posts