Zemra e Alemanisë


Çudi, asnjë poezi s’u zuri fjalë
rrugëve të Alemanisë,
madje edhe Rilke i ikte vargut bregdetit malazez.
Vetëm gjyshja ime fliste për ushtarët gjerman
dhe parakalimet me çokollata.

Asnjë shenjë lufte, përveç uniformës.
Asnjë shenjë paqeje, përveç çokollatave

dhe gjyshja ime, habia e gjermanëve
ishte gjithmonë (më) e fortë si ata...

Çudi… asnjë poezi s’e zë fjalë
një grua që lufton me mullinjtë e dheut
që dashuron derisa mbledhë patate,
që guxon të japë pa ditë se (a) do të marrë.

Ninulla ime paska qenë Alemania
zemra e shpirtit gjerman
që e njoha në shtëpi,
e rrugëve të Alemanisë ajo s’e di
por çdo grua
është ajo,
e ajo është secila grua.

Comments

Popular Posts