Andrra e mistikut


ka gjëra që nuk guxojmë t'i pyesim,
me frikën se prishim rehatinë e atyre
që pijnë kafe nën diell...

ka gjëra që mbesin, të nyjëzuara
mes zemrës dhe fytit
dhe vitet tona kalojnë në kërkim të dikujt
që di t'i nxjerrë,
dikujt si ne, që kur sheh Hanën e plotë,
harron veten...

ka gjëra, të zëna pezull
në sirtaret tona, nji pjesë që na bën ta shohim veten
herë në dritën e diellit, herë në hijen e baltës së verës
dhe bëhemi ajo toka e ndjekur nga stuhi rëre
herë shkretëtirë e herë oqean i pjekur...

derisa e mistershmja flenë, ka gjëra
që ndjekësit e shkencave do t'mendojnë se i kanë gjetur,
ndërsa mistiku flenë,
në andrrën e tij nuk gjenden fakte,
aty askush nuk i fshehë ato...
vetëm në zgjimin tonë, flokët na thinjen
me lojën "fshehtas" që e luajmë
ngasë s'gjejmë argëtim tjetër...

Comments

  1. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  2. Thank you, Ivo Serenthà. I have checked the photoblog you've introduced, it's very refreshing and aesthetic. Thank you for sharing & for your comment!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular Posts