Shkolla e Pandemise dhe Mesimet Psikologjike

"Trauma është gjithmonë një temë politike", pati thënë mëngjesin e ditës së parë të trajnimit për traumaterapinë profesori gjerman. Nga perspektiva e psikologjisë klinike, të fokusuar thekshëm në individin, kjo deklaratë shënoi hapjen e një porte të re infomacionesh të cilat lidhen detyrimisht me fatin e individëve të një shoqërie.

Për Kosovën, nëse trauma është një temë politike, atë e kanë përcjellur historiksht përjetimet e tilla, dhe sot në situatën kolektive të COVID-19 neve na ngrehë dhe kujtime të tjera që vijnë si reagim i zinxhirit të traumave që i kemi përjetuar në vitin ’99 dhe para tij. Shembulli i kësaj nxitjeje reagimesh janë “masat e izolimit”, dhe “mungesa e resurseve ushqimore” etj., që lidhen vetvetiu brenda nesh në përjetimet e dikurshme të ngjajshme, megjithëse me shkaqe tjera. Tash, ia shtojmë kësaj edhe streset nga dëshmimi pasiv i jetës politike ta pasluftës (traumatizim sekondar).

Ndërhyrjet e fundit stresuese në psikologjinë e individëve në botë, i bashkon ankthi i situtatës globale të papritur të krijuar nga “armiku i padukshëm” nën kërcënimin e të cilit, njerëzit raportojnë të përjetojnë ankth (manifestime në çrregullime të nivelit gastrointestinal, ciklit të gjumit, ushqyerjes –humbje ose shtim i apetitit) mendime të vazhdueshme negative, intensifikim i frikës nga vdekja, frikë nga humbja e personave të dashur dhe pafuqishmëria për të ndihmuar. Mbi të gjitha, efekti i ndjesisë së pafuqishmërisë duket se është preminent në shoqëritë e shek., XXI duke qenë se e sfidon direkt konceptin e qëndrueshmërisë së shoqërive kapitaliste dhe progresive të epokës sonë.
Konceptualisht, kosovarët e përjetojnë ndjesinë e pafuqishmërisë ndaj reagimit ndihmues të virusit, në përballje me realitetin e brishtësisë së sistemit ekonomik dhe shëndetësor. Meqenëse situata e pandemisë në veti e ka zbërthyer brishtësine e sistemeve shëndetësore në botë, në mungesë të një interevenimi efikas, Kosova barazohet në këtë aspekt me mungesat e saja dhe promovohet dukshëm masa e vetme në dukje ndihmuese në përballim – parandalimi.
Duke qenë masa e vetme luftarake, Kosovarët e përjetuan edhe një stres në brishtësinë e masave parandaluese që duket se patën lëkundje nga jeta politike në vend. Kulmi i intesifikimit të pasigurisë ndodhi disa ditë më herët, kur qytetarët përjetuan ndjenjën e zhgjënimit, pambrojtjes, dhe pavlerës përballë prijësve që dhanë një mesazh përqarës dhe mosndihmues ndaj votuesve të tyre.

Sot, përballë masave të fundit të ndalimit me orë, duket sikur ka ra një heshtje mortore në qytete. Faktet nuk i njohim nëse kjo bindje e fundit është një reagim ndaj shtypjes konstante të ditëve të fundit nga ngjarjet e ndryshme me efektin e njejtë stresues, të krijohet një situatë e pranim-dorëzimit.
Në aspektin e reagimit traumatik, pasi nivelet e stresit të kenë kaluar zonën e pragut prej nga më individi nuk ka mekanizma mbrojtës të mjaftueshëm për ta luftuar, atëherë psikika (dhe trupi) kalojnë në disa procese automatike të pavullnetshme të cilat organizmi ynë i aktivizon si masën e fundit mbrojtëse të integritetit psikik dhe fizik. Në këtë rast, gjendja e shokut, manifeston me një ngurrje të të menduarit dhe trupit ku individi i atakuar më nuk është në gjendje të reagojë ose lëvizë. Ky është kapërcimi i parë i pragut të reagimit “normal”, më pastaj nëse situata e jashtme vazhdon të jap stimuj stresues, fazat tjera të reagimit të vazhdojnë me “ikje, shamngien ose luftimit”, nëse këto nuk janë të mundura atëherë ndodh “ngrirja” dhe “dorëzimi”. Në këtë fazë individi më nuk jep masa vetmbrojtëse ose reaguese dhe vetëm pret dhe përshtatet me agresorin. Megjithëse kjo situtatë kur shënohet si traumatike, lenë gjurmë në psikologjinë e individit duke ia fragmentuar mendimet, ndjenjat, sensacionet dhe në faza të mëtutjeshme kur situate është e sigurt dhe kemi mundësi rehabilitimi, është punë e veçantë dhe kohë që duhet të ndodh rikuperimi.
Në këtë sens, shumë prej nesh në këtë popull kemi qenë buzë reagimeve të tilla edhe në të kaluarën, qoftë në përjetimet tona individuale dhe gjithsesi ato kolektive nga lufta e fundit, persekutimet dhe jeta nën opresion para viteve të luftës.
Kombinimi i parametrave të pandemisë, e cila për shumë njerëz është mjaftueshëm stresuese sa të jap edhe efektin e shokut, disa prej nesh duhet të njohim në vete që për shkak të ngjajshmërisë së rrethanave (izolimi, pasiguria, perceptimi i mungesës së resurseve) na jep një efekt të përjetimit dhe RI-përjetimit të streseve tona. Andaj nuk është e çuditshme, përkundrazi është vetëm e pritshme që shumë prej nesh të kemi sjellje pak sa të çrregulluar këtyre ditëve duke e njohur të vetja që po na mungon vet-përmbajtja (duke sikur pa arsye), irritohemi lehtë, shfaqim më tepër momente agresiviteti (verbal dhe/ose fizik) dhe siç themi popullisht “nervoze”. Kjo nuk po na ndodh vetëm neve por dhe shumë njerëzve në botë pikërisht nga mbingarkimi i stresit, por duhet të jemi të vetëdijshëm që edhe Pandemia ka goditur ndryshe në varësi të vendit, dhe tek ne, si një ndër shtetet më të reja në botë, dhe me një të kaluar karakterisitike të opresionit të vazhdueshëm, pandemia ka nxitur dhe reagime të tjera që kanë “fjetur” deri tash pak a shumë.
Kjo pandemi deri diku, nëse e marrim më një masë analize nga kënvështrimi psikoanalitik e jep në mënyrën e vet një lajm të mirë për ata që ende e identifikojnë dhe kanë ndjenja të fajit dhe janë të ashpër dhe pesimist me veten si shqiptar kur themi se shpesh e dëgjojmë në biseda të përditshme vetfajsimin që ne e kemi për bazë kur e gjykojmë njëri-tjetrin dhe sidmos “fatin tonë” edhe përballë ndeshjeve politike dhe personale – “ah na qështu jena”, “na s’ishim kon kurrë për njoni-tjetrin”, “na s’e meritojmë ma mirë se gjithë qështu të përqamë”, e perceptime tjera të ngjashme negative të ngulitura me shekuj, tash në gjendjen e sigurisë s’është çudi që ndodhin këto përplasje krahasimesh. Por, atëherë kur trauma është një temë politike duhet t’i kthehemi historisë personale dhe kombëtare, të kuptojmë që këto perceptime negative na janë ngulitur me kohën jo sepse kemi bërë patjetër diçka për ta gjykuar veten keq, por sepse atëherë kur është dashtë të reagojmë dhe të vetmbrohemi nën zgjedhat e ndryshme okupuese që i kemi përjetuar dhe sidmos atë të fundit, ka qenë thjeshtë një mjet absolut mbijetese heshtja (sepse ata që kanë reaguar kanë përjetuar pasoja të dënimeve çnjerëzore) me kalimin e kohës është krijuar një mendësi e nënshtrimit (të dhunshëm) derisa është bërë pjesë e sjelljes së mësuar nga brezi në brez. Por sot, në kohën e pandemive megjithatë ndoshta herën e parë pas një kohë të gjatë, kosovarët gjetën motivimin, ndonëse në rrethana “të ngushta” të reagonin dhe protestonin.
Koha është të shërojmë vetveten nga perceptimet negative që na janë ngulitur pa miratimin tonë dhe të gjejmë shpresën e rilindjes dhe rikrijimit kreativ të asaj që duam të jemi në shek., XXI. Njohja e historisë traumatike kombëtare është edhe kjo një mënyrë për të gjetur përgjigje në sjelljet e sotshme dhe arsyetimin e mundshëm për të tejkaluar përçarjet kolektive, të cilat shfaqen pjesërisht edhe si reagim në nevojë për të fajësuar dikë së jashtmi dhe për të zhvendosur vëmendjen nga problem aktual më madhor global – pandemia e koronës.

Në mes Pandemish -

Pandemia megjithatë na gjeti me një krizë, pjesërisht bëri mirë që iu tha: “stop” të gjithave. Në pasqyrën e politikës ndërkombëtare është vërejtë një trend i zgjedhjeve të personaliteteve që përngjanin në disa sjellje, kryesisht mospërfillëse ndaj një pjese ose rendi të mëparshëm, le të themi Donald Trump, ka nxjerrur polemika kontradiktore, ose kryeministri i Britanisë, e, në Kosovë tentativat e fundit për të kaluar në çfarëdo tjetër përveç në atë që ‘na ishte njëherë’ e goditën popullatën emocionalisht në një mënyrë tjetër.
Trendi i pandemisë si sjellje ngjitëse në kaq metra katror sa jetojmë, është një luftë të cilën ne e bëjmë moti. Ngjitëse janë sjelljet që bindin pa e ftuar reflektimin. Ne jemi bindur lehtë disa herë dhe kemi ndjekur trendin e kohës ashtu si na është servuar, prej veshjes deri te votat.
Çfarë këshillash kemi marrë për pandeminë kosovare ndonjëherë? Atëherë s’kemi kërkuar këshilla sepse kemi besuar që s’na duhet (asnjëherë s’është identifikuar vështirësia) dhe disa ndoshta janë vetshpallur imun. Ngjajshëm do të kishim vepruar edhe në kohën e pandemisë shëndetësore, duke mohuar që na kanoset një rrezik, po t’mos kishte qenë kjo epokë e lajmeve intenzive që na e sfidon rezistencën. Megjithatë "Mohimi" është një reagim që e bëjmë kur s’jemi gati, s’kemi krijuar mekanizma tjera për ta ballafaquar ndryshe një situatë. E tash, në kohën kur na janë bashkëdyzuar pandemitë, poulli jeton i shtrydhur mes dy frutave të limonit, duke u shmangur sa nga njëra anë në tjetrën prej “spërkalave” të hidhura.
Në këtë situatë, këshillat neve duhet të na vijnë të shumfishta, një mbrojtje mes pandemive. Pyetjet Sokratike të cilat ia kanë çelur zemrën njerëzve nëpër epoka të ndryshme mund të na shërbejnë edhe neve mbase: Cili është benefiti momental që unë kam prej përcjelljes së ngjarjeve politike? Nëse udhëzimet më vijnë të paqarta, cili është momenti ku unë bindem ndaj rregullave që më imponohen dhe e shfrytëzoj pjesën tjetër të ditës, në karantinë për t’i shërbyer më tepër familjes sime sesa politikës përqarëse? Cili është garancioni që një subjekt politik ia vlenë më tepër se tjetri dhe humbjet me njerëzit që po shahemi ia vlejnë? Një gjë është e sigurt, neve të gjithëve në këtë moment ma tepër se shkathtësia politike na nevojitet shkathtësia e njërëzise, vetpërmbajtja dhe bashkëndjenja sepse të gjithë po kalojmë nëpër të njejtën situatë. Zgjedhjet politike dhe vlerësimet tjera janë për “kohë normale”.
Ta marrim shembullin e Rilindjes Shqiptare, ata të cilëve ju kemi borxh sa të jetojmë buzë Adriatikut dhe sipër maleve, e patën kuptuar pandeminë e përqarjes së shqipatëve dhe përmes tejkalimit të saj kanë arritur rezultate të mëdha të kohës. Po pandemia e Kosovës së vogël që përqahet mes partive dhe subjekteve politike e ka një kurim që gjendet në vet reflektimin e popullësisë. Mbase sot në tentativën tonë demokratike mos të harrojmë që vet ne e kemi në dorë votën, vet ne mund të pranojmë apo refuzojmë ato që na servohen “nga lart” madje vet ne e kemi dëshmuar kohëve të fundit edhe reflektimin fundamental të demokracisë – të drejtën e reagimit, të cilët njerëzit e shprehën me tenxhere në kushtë të pandemive ekstreme.

Pse të mos kërcasim ngjashëm në thirrje të vetvetes si një “kthjellje alarmi të mëngjesit” që neve në këtë kohë ma shumë na duhet solidarizimi sesa kundërshtia, që politika do të mbetet realitet shtjellimi po ne duhet ta ruajmë mirëqenien pikërisht në mesin e vështirësive më të mëdha. Mllefi dhe neveria që na është mbledhë si qelb i keqtrajtimit nga vazhda e jetës politike më së miri shprehet në kanalet e një reagimi konstruktiv ku me mjete të reagimit të duhur ne mund të nisim ndryshme të reja. Por koha e pandemisë kërkon një tjetër qasje mbase. Pikërisht tash janë krijuar kushtet që na kanë munguar, të rrijmë, të vëzhgojmë, të analizojmë dhe të reflektojmë, ndërkohë që bëjmë atë që bëjmë secili për vete dhe në mënyrën e vet dhe në shtëpinë e vet.
Këshillat e pandemive i analizion secili e secila fundja në intimitetin e mendimeve të tyre. Por ka arsye legjitime të besohet që shëndeti ynë duhet të jetë triumfant mbi paradokset tjera që na rrethojnë, mos lejoni t’ju mirret shpresa prej askujt që nuk ua ka dhënë jetën dhe as s’mund t’ua marrë. E kemi atë që e kemi para vetes, secili kemi shumë “punë shtëpie” që presin, familjarë që vlerësojnë përkushtimin, miq dhe gjithmonë libra, filma e ndoshta dikush kafshë shtëpiake që na e ngrohin ekzistencën edhe ashtu përditë. E tashmja, momenti i dhënë që ne zgjedhim se kujt t’i kushtojmë vëmendje e bën dallimin mes një ditë më të relaksuar dhe një tjetre të vështirë.

Pademitë vazhdojnë, karavani ecën.

Comments

Popular Posts