“Leave this play, you have played enough”


Në ballkonin e qejfeve të mbasdites
kafja ime i pinë mendimet e mia,
pa rend, pa bujë, pa fjalë,

një lojë që jam mësuar ta luaj
prej asaj moshës kur s’e kam ditur
sa gaboj kur mendoj që ia kam qëlluar.

Një pjesë e jetës humbet në mësimet e
prijes së kafes, derisa e bëjmë si na pëlqen
si na vjen, pa bujë, pa mendime të (n)dyta.

Në shijen e kafes në ballkonin e qejfeve të masdites
jeton një qenie momentale
e plotë
me një plotni që i mbushë yjet
dhe e shfrynë Hanën në të re.

Ne, jemi pjesët e jetës që duhet t’i mbledhim
me mburrje, pa bujë, me rend
ta jetojmë çastin më të thellë që mundemi,

Në qetësinë e vetes së plotësuar.



Comments

Popular Posts