Ora e kangës së mirë



S’paske pasë një pikë mëshirë
në mot të thatë të vishë, me këtë këmishë
të mbuluar me ankth pandemie
i veshur si njeri që s’është - as në jetë e as i vdekur,

S’paske pasë një pikë mëshirë,
me m’lanë n’nji kohë ma t’mirë
”,
se bash atëherë kur krejt humbasim
të paktë flasin,
së në çka po mbahet fryma jonë

në grip a në shpresë.

folë me gojë, o syn’o i zi,
mos ki frikë së bon mëkat

mes nesh qëndrojnë veç era dhe fjalët tona,
të tuat të parat
sepse ne të tjerët presim në rend trenin e një jete

që vjen pas fjalëve të ëmbla.

s’pres prej teje farë të mirë, ve
ç me folë o'njiherë me gojë
mes nesh ka heshtje të shtypuna në xhepa të zbrazëta,
s’është punë gripi
të shkosh tutje në një rrugë të hapur
ve
ç zëri i kangës flet bukur në radion
e kësaj veture që po zenë orë të vonë
në qytetin e shpresës së fjetur.

…”s’shkohet jeta me inat”…

Comments

Popular Posts