Diçka megjithatë më takon mua



Turmat nisen
ka zbrazëti vetëm mes shpirtrash,
të etur
s’gjejnë burimin e humbur
tolloviten,
përzihen,
dëshirojnë të jenë të harruar
në turmë
të pakujtuar në vete,
ndoshta ashtu faji për këpucët që s’lidhen
do të jetë i këpuc’tarit, i rrugës së keqe…
ndoshta kështu njeriu do harroj veten
edhe ashtu të harruar
ndoshta, këtë herë, do kem fatin të jem tjetër njeri
larg nga plazhet e mizorisë s’përditshme…
Turmat nisen
e unë mbetem në një vend,
diçka megjithatë më takon mua.

Comments

Popular Posts