Qetësi...



I heshtur, po niset ky varg,
sipas zakonit tim të vjetër, të meditimeve të harruara ndez’…
Në heshtje mbetet, si një shkrim urtësie i varur në një mur të shtrembër
i mbetur larg, për të zhurmshmit…
Dhe, para se të niset, kur kujton si do mbetet
merr jehonë mbi qetësinë time dhe bëhet tingull…

hej,
çu theje heshtjen e mortshme, me nji gur’ -zë t’jetës
se jeta shijohet vetëm duke e shijuar,
në qetësi rrin’ të vdekurit,
e ndoshta, as ata…

Qetësi,
dëgjo si flet zëri yt…

Comments

Popular Posts