Sikur njeriu t’kish pas kohë për njeriun…


Sikur,
e gjithë jeta të na ishte lidh’ për fyti
e në qafën e tjetrit të shihnim veten,
a thua koha do kishte më pak rëndësi
ballë këtij çasti të varjes në vetëdijen e njëri-tjetrit…

Sikur,
të mos mendonim që kemi lindur veçmas
e ta shtrëngonim dorën e tjetrit si t’ishte e jona,
a thua, koha e ndarjes s’do ekzistonte,
as njeriu, asgjë, mbi njeriun s’do t’çmonte…

Jam e sigurt,

që sikur
njeriu t’kish pas kohë për njeriun
sonte ne do t’ishim të zbuluar,
se, ka kohë, që në sytë e tu e shoh veten…

A thua do gjesh kohë ndonjëherë,
të më tregosh,
 se ç’pat’ koha më të rëndësishme se ti…?

…mos mbetsh gjatë peng i kohës tënde,
se është krejt i shkurtë çasti i takimit tonë
në fund të kohës tënde të shkuar dëm
nga mungesa e kohës.

Eh, sikur njeriu t’kish pas kohë për njeriun…


feel in order to understand

Comments

Popular Posts