Do ta di



Perceptim i mjegullluar
i një mendjeje të papregatitur,
kujtoj dhe shoh në ty

atë që dëshiroj nga shija ime...
Kuptoj që ti s'je asgjë tjetër

përveçse perceptimi im.
Prandaj Zoti është objektiv e i drejtë

në të parë,
sepse Ai sheh gjithçka 
Subjektiven time dhe subjektiven tënde.

Atëherë pse t'brengosemi?!
Do ta di një ditë 
se si më pe kur unë të pashë...
Pasiguri e siguri bashkë!





Comments

Popular Posts