Kohë e pacaktuar




E kaluar e harruar,
E harruar e kaluar.
E kaluar dje e harruar sot
Sot e harruar, dje e kaluar.


Kohë e pambarim
Kohë e panisur
Kohë e pacaktuar
Kohë e pakohë...


"Ka kohë"- thashë sot për nesër
e nesër më kohë s'ka
"Do t'vjen koha" - them për pasnesër
e pasnesër koha s'vjen


Si jeton njeriu në iluzionin e kohës
Ashtu dersia koha e tij, iluzion, mbaron
Po ç'është sot, veçse një ditë tjetër
e të nesërmes së kaluar e të ardhmes së pajetuar
E sot, është veç një sot për ta jetuar.


Stinë e pambarim kohësh
Një kompleks mendor-kohor
po zbulove që nuk ka më kohë -
s'është se vdes por fillon t'jetosh








Comments

Popular Posts