Introspeksion fin'

Terr.
Vrimë e përzhbiruar me shpata ndjenjash të çara.
Hidhni o njerëz copëza jete në mua,
Hidh oj vete e mundimshme letra të shqyera mendimesh t’paplota
Zbrazu botë, mister krenar
Zbrazu,
Derdhu o lot i paçmim
Më përshko
Më tremb
Më merr
Sa s’jam kthyer
Në të paguar të biletës sime
N’këtë autobus plak
Dikush tërhoqi perden e vjetër
Dhe shpirti im u zbulua
E njollosi me ofshamë tronditëse
Heshtjen e deriatëhershme
O s’e çka i bëri ajo!
E mbështolli me mllef
E përcolli me shuplaka t’ndezura flakë
Dhe ne fund
E përqafoi…
Ç’t’i bëj vetes njeriu i gjorë
Perdja ra,
Bileta e shqyer përtokë
Një shofer po e mendonte veten
Në mendimet e mia
Dhe ia
Jam jashtë
Hapu sezam
Dhe bota më prêt jashtë
Kutisë-autobus
Kjo jam, jashtë
E brenda
Ende s’e kam paguar biletën…
Kjo jam jashtë
E brenda kam perde të bëra varrë nga mosshpalimi
Kjo jam jashtë
Kur ti ma sheh këmbën tek lëshohet trotuareve
Zebrave
E brenda unë kam dashur të jem
Në qiell.
Kjo jam jashtë
E brenda se ç’nuk jam!
Sot më ke munduar o shpirt i dyfishtë
Kthehu të t’puth
Dhe po pajtohem t’jem këtu ku jam.
Le të hyjë e jashtshmja ime
Në t’brendshmen time,
E le të del ajo jashtë…
Çmallu me veten
O njeri!
Çmallu se jeta s’të premton pritje
Çmallu se autobusi një ditë do të t’ikë…
E do të vdes ky plak i vjetër
Dhe do mbetesh jetim
Pa biletën e jetës.
Kam mall për veten time
Më eja një ditë
Në stacion
Të pres.








Comments

  1. O njeri!
    Çmallu se jeta s’të premton pritje
    Çmallu se autobusi një ditë do të t’ikë…
    E do të vdes ky plak i vjetër
    Dhe do mbetesh jetim
    Pa biletën e jetës.
    Kam mall për veten time
    Më eja një ditë
    Në stacion
    Të pres.


    Nuk nevojitet koment :)

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular Posts