Mbikuptime


Ditë e parë
në tokën e heshtur
Ka nis
Askush s’e di se si jetohet
Askush s’kupton cfarë e gjeti
kur doli se ishte njeri.
Askush dhe asgjë s’kish rëndësi


në të perënduar të diellit
heshtja u thye me heshtje
të gjithë e kuptuan se kishin pas harruar
të gjithë u liruan nga barrë e rëndë
e fjalës së pathënë
e fjalës së keqthënë

para se t’i mbyllja sytë
në xhepat e zemrës
s’kisha gjë
pata vetëm dashuri,
dhe vetëm kaq pata
dhe vetëm kaq kam





Comments

Popular Posts