Ma jep dorën



Ma jep dorën e kohës
të t’përqafoj me mall
pambarimisht,

Ma jep dorën e kohës
të kujtoj se isha
sa herë t’mos jem më

Ma jep atë dorë kohe
ta ngulisë në zemrën
e kujtimeve të mendjes
ta bëj të shtrëngohet
në shtrëngimet e çasteve
t’a shtrydh nekatrin e mbuluar në hije

ma jep dorën e kohës
se pa të jam larg
pa të s’jam
pa të s’mund të kaloj çaste duke t’pritur
pa atë dorë, dora ime është një vrimë e zezë
n’galaktika t’panjohura
vetëm n’ma jepsh dorën e kohës
do t’më hapen sytë
dhe shpirti im do të ketë një afat
për të shijuar praninë tënde

ma jep atë dorë pra




Comments

Popular Posts