Derisa po i ndezje qirinjtë...



derisa ti ndezje qirinjtë,
unë mbeta si hije e thyer para kësaj mbramjeje të çudive
në shkrepsën tande e kam vërejtë dritën e syve të mi,

nga hija e thyer buzëqeshën miliona buzë
secila prej tyre më ngjalli një mendim të ri për këtë mbrëmje,
e pas seciliës prej tyre u bëra tjetër njeri...

derisa ti i ndezje qirinjtë
unë po rrija e shijoja te ti
bukurinë e të kujdesurit..
.

Comments

Popular Posts