“morning delivery”



k’të mëngjes,
prej lindjes së mesme erdhi nji vello
ngjyrë vjollcë
me postën e verdhë të qytetit tim,
kojshitë druhen
mos pëlcet ndonjë bombë e vitit të ri
ndonjëri druhet mos po e luftoj këtë botë
për shpërblimin e tjetrës…

por unë nuk mbajë mend ndonjë shpërblim
më të bukur
e lirë nga mendimet e botënave
si k’të mëngjes, kur erdhi
velloja ngjyrë vjollcë
dhe m’a la shijen e nji estetike të mprehtë
që i mbulon të gjitha format e shëmtive të përditshme

të githa nji nga nji…

thashë mos e bukura është një lajm i mirë
që rrëfen tregimin e dikujt
nën vello ngjyrë vjollcë,
një shpirt ku kemi zënë gjumë
përpara k’tij mëngjesi…

…dhe jemi formësuar në fshehtësi

Comments

Popular Posts