Ylli



Dera e ftohtë e shtëpisë së braktisur
s’i pëlqen ҫelësit më,
krejt kujtimet e mëparshme
vdesin,
dhe ligjet e universit që t’a shpifin
flejnë në kokë në shtrat të butë
asnji mëngjes nuk i trazon ata
që nuk kanë obligim të vdesin,

ligjet e universit që ma shpifin
si, ‘krejt yjet shuhen në kulmin e shndrritjes’
e shuajtën edhe atë që njoha si yllin e natës më të ndritshme
por qysh të shuhet në mua
kur unë nuk jam natë indiferente
as mace me shpirtra shumë
as mike e përjetshme e haresë a vuajtjes
as një libër ligjesh strikte

s’ka kush tregon
qysh shlyhet putra e gjurmës
te përndjekësi i gjurmëve?

Çelësit, nuk i pëlqen më dera e shtëpisë së braktisur
në k’të ngushti, m’duket
as zemra ime s’më flet më
rri si bunar, kumbues pa zë
tempulli i vetëm që ndonjiherë ia vlejti t’i kthehem
ku ditët, macet, dhe flokët kur thahen në erë
i njeh me gëzim

krejt kujtimet e mëparshme
vdesin,
dhe ligjet e universit që t’a shpifin
flejnë në kokë në shtrat të butë
asnji mëngjes nuk i trazon ata
që nuk kanë obligim të vdesin

nji yll në rënie më thotë t’a rrëfej bukur
ҫdo moment kur je i ngrohtë.



Comments

Popular Posts