Nga zemra...



Mos nxirr krahë
nga kurrizi i dëmtuar
nga netët e pagjumë
nga ditët e padiell...
Mos i nxirr flatrat nga mërzia
as nga mosqenia
mos bëj asgjë
të lutem, asgjë
nëse s'të vjen nga zemra...
se' ndoshta një ditë
do të takohemi përsëri
e ndoshta do t'mund të duhemi më fort
nëse që më parë do t'kemi nxjerrë diçka nga zemrat tona
në heshtjen e të cilave
rrahim ne,
në heshtjet e heshtjeve
të së cilave
rrah' vetëm ajo
për të rrahur ne
ëndrrat tona...
Mos nxirr të lutem asgjë
n'mos qoftë nga zemra,
as një ofshamë,
asnjë gjë...

Comments

Popular Posts