Gjuha e trupit tënd


Pasdites me diell
ra një hije e lehtë
mbi tavolinën tënde,
një ftesë e natyrshme për tu parë.

Pastaj dielli buzëqeshi me hile,
dhe tavolina zhveshi hijen
e ty të ngrohu kjo befasi.

Atë çast sytë e mi të takuan
ndërsa të tu't shkrepnin vrap, me milje larg,
sa çudi,
edhe në ikjen tënde gjeta kthim.

A thua e di'?,
që trupi yt ishte (përherë) më i sinqertë se ti...

Comments

Popular Posts