Vonë...



Është vonë,
në qytetin tim dritat fiken herët,
njerëzit shuajnë etjen e jetës në djers’t e andrrave t’natës…
Gjithmonë vonë,
pa guxu’ me e kujtu ndonjë nisje,
ndonjë zgjim t’hershëm
ndonjë ditë me fat…
Bash vonë është,
me nis gjithçka prej fillimi
a me prit kthimin tand edhe njëherë…
Po pse është vonë se?
bash tash kur u kujtova me të shkru,
e thashë, hajt, se ndoshta sot është dita e re
thashë, shkru’j, sa s’është ba përfundimisht vonë
me qenë vonë, për fundin e këtij vonimi…
Po çka nëse s’është edhe aq vonë…?
çka nëse t’them që sot s’është vonë
ti m’beson…
e unë çuditna, që vonimi qenka veç hija
e mosbesimit têm…

hajde pra,
se nuk është vonë,
veç loja e fjalëve t’ka mbajtë mbrapa…

Comments

Popular Posts