Dikush



Dikush më kishte harruar mbrëmë mbi tavolinë,
si një vazo e bukur për të lënë trëndafila,
e po ai dikush kishte harruar veten
ulur mbi karrigen time…

Bota po pinte kafe
gëzueshem në çiftëzim,
duke renditur vazot pa shije, në tavolinat e harruara nga ata…
e trëndafilat më ishin hedhur përmbi
për të më dhënë aromë tjetër…

Gjithë ky kujdes,
e unë nuk isha as ajo, as kjo…
asgjë që mund të ketë një emër,
asgjë që mund të heshtë a të flasë a të duket…

Po,
dikush kishte qenë njëherë në atë tavolinë,
por tash’ma jeta s’mund të rrijë ulur…

Comments

Popular Posts