Harresë



E zbehtë më shfaqet fytyra jote sot,
jo si atë ditë, e kuqe
e për’vluar nga nxehtësia e ndjenjave qe s’di kah vijnë…

Sot nuk është as ditë më
veç varg i pangopur që zë vend me zor,
e pamundur të dëgjoj diçka të mirë…
k’shtu u mashtrojkan hijet
shtyhen në zbehtësi derisa të hiqen njerëzit
t’shkojnë në shtëpi…

Harresë, si nuk e kam thirrë më herët
këtë jetë,
veten,
një pjesë të majme të trurit tim…

Si, para çdo fundi
dora nuk hiqet nga shpresa,
tik-taket zgjojnë njerinë…

Harresë,
gjithë ky pushtet i rremë,
një zgjim, dhe gjithçka rinis…


Comments

Popular Posts