Unë nuk jam kjo



Unë nuk jam kjo e ujit,
e lotëve që rrjedhin nga padurimi.
Unë nuk jam as ajo e dheut,
e atij që do t'më ngrohë mbetjet e mia
në një ditë, a natë kur do të jem larg
në një ditë, a natë kur do t'jem nisur përfundimisht për te një tjetër.
Unë nuk jam kjo,
as ajo,
as asnjë tjetër...
Jam vetëm atje,
ku në qetësinë e njohjeve të reja,
të ftoj ta thërrasësh guximin tënd të fjetur
të më shikojë në sy
e të na takoj
në dimensione tjera,
atje diku
më afër Zotit,
më afër vetes,
krejt afër njëri-tjetrit...
Vetëm shikimi i guximshëm
arrin atje, ku preket çdo pakufizim
se ata e dinë që panë, edhe kur s'shohin.
Tash po qeshi,
lejomë të më zgjatë edhe pak kjo hare...
Oh, njeri,
ti gjithmonë e ke ditur që
Unë nuk jam kjo.

Comments

Popular Posts